Departamenti amerikan: Kosova burim dhe destinacion i prostitucionit dhe tregtisë me njerëz
Sipas raportit më të ri të Stejt Departamentit Amerikan, Kosova është burim dhe destinacion për meshkuj, femra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit të seksit dhe punës së detyruar në mbarë Evropën, përcjell "Zëri.info".
“Shumica e viktimave janë vajza dhe janë pjesë e tregtisë interne njerëzore për eksploatim seksual, derisa grupet kriminale në Kosovë i detyrojnë femrat nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vendet tjera evropiane, që të prostituojnë. Në të njëjtën kohë, fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe shtetet fqinje, janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë brenda Kosovës. Korrupsioni në qeveri krijon një rreth që mundëson krime të caktuara me tregtinë e njerëzve”, thuhet në këtë raport, përcjell më tutje "Zëri.info".
Klubet e natës, sallonet e masazhit, banesat...
Më tutje sipas këtij raporti, Kosova është ranguar në ‘nivelin 2” në të cilin gjendet edhe Serbia.
Në të njëjtin raport vlerësohet se qeveria e Kosovës ‘nuk i plotëson as minimumin e standardit për eliminimin e tregtisë së njerëzve’, por ajo ‘bën përpjekje të ndjeshme që kjo të ndryshojë’.
Gratë dhe vajzat e reja janë subjekt i tregtisë së seksit në shtëpi dhe banesa private, klube të natës dhe sallonet për masazh. /Zëri