Mjekësia Ligjore: Art Kurti u vetëvra

Kronika April 25, 2018 - 16:33
Lexo detajet

Raporti i fillestarë i autopsisë së Mjekësisë Ligjore thotë se aktori dhe zyrtari i komunës së Gjakovës, Art Kurti u vetëvra, raporton "Zëri.info".

Burime të “Zërit” brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë bërë të ditur se në bazë të raportit fillestarë të autopsisë del që Kurti është vetëvrarë.

“Pas autopsisë që është bërë sot rasti fillimisht po cilësohet si vetëvrasje me armë zjarri”, kanë bërë të ditur burime të gazetës brenda IML-së.

 Në anën  tjetër kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj në një prononcim për  “Zëri” tha se Kurti kishte dy telefona dhe se hetuesia po i heton për të kuptuar nëse mund të zbardhet diçka prej tyre. 

LEXO EDHE: Mjekësia Ligjore përfundon autopsinë për vdekjen e Art Kurtit

Kryeprokurori po ashku ka mohuar raportimet në media se për këtë rast po hetohen disa persona fajdexhinj, të cilët mund të kenë qenë të inflirtuar në rast.

23-vjeçari, Arti Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e së martës në fshatin Goden të Gjakovës. /Zëri