Nesër seanca kryesore për vrasjen e Aulon Zekës

Kronika February 05, 2018 - 19:16

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nesër pritet të mbahet seanca e kryesore ku do të shqyrtohen provat për vrasjen e të miturit Aulon Zeka.

Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info avokati i rastit Skënder Musa.

“Nesër është seancë kryesore ku do të shqyrtohen provat. Pas kësaj besoj që nuk do të ketë më shumë se dy seanca” ka thënë shkurt avokati Skënder Musa.

Avokati mbrojtës i familjes Zeka, Skënder Musa ka thënë për Arbresh.info se ka fakte të mjaftueshme për dënimin e të dyshuarve.

“Presim që të dyshuarit të dënohen dhe të marrin dënimin e merituar, sepse kemi të bëjmë me një vepër të rëndë, mund të themi që është vepra më e rëndë që është kryer që nga pas lufta”, tha Musa.

Avokati Musa ka thënë se provat që posedon gjykata janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar.

“Provat janë të parrëzueshme, dhe i lidhin elementet mes dy kryesve të veprës penale të pashmangshme. Jemi të bindur se provat janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar. Ne presim që vendimi të jetë i drejtë the i pandikuar nga faktorë të jashtëm. Besojmë që gjykata nuk do të lejoj të jetë e ndikuar nga faktorët e jashtëm. Deri më tash puna ka shkruar me korrektësi”, tha ai.

Aulon Zeka është vrarë me 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar tre të miturit.

Të dyshuarit për vrasjen e  Zekës në dhjetor të vitit që shkoi janë deklaruar të pafajshëm