Arrestohet zjarrëfikësi në Ferizaj, do t’ju habis çfarë ka vjedhur

Kronika December 06, 2017 - 18:34

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj policia ka arrestuar mbikëqyrësin e ndërrimit të zjarrfikësve pasi që është zënë në flagrancë duke vjedhur karburant nga automjeti i zjarrfikësve. Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe nënkoloneli në Policinë e Ferizajt, Basri Shabani.

Shabani ka konfirmuar këtë rast dhe tha se krimet ekonomike po vazhdojnë të merren më tutje.

Express mëson se i dyshuari është zënë në flagrancë duke vjedhur karburantin nga makina e zjarrfikësve.