Kush është pedagogu shqiptar që u arrestua se kishte lidhje me ISIS

Kronika October 07, 2017 - 21:14

8 persona janë arrestuar sot nga policia malajziane pasi dyshohet se kanë lidhje me celulën terroriste të ISIS. Mes 8 të prangosurve, është edhe një shqiptar, me profesion pedagog në një universitet publik në Shqipëri.

Ky i fundit tha se një 35-vjeçar shqiptar, i cili është lektor në një universitet publik në Shqipëri, është arrestuar gjithashtu në Selangor më 1 tetor.

“Sipas hetimeve doli se ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik jashtë shtetit,” tha ai.Malajzia, e cila ka kryer së fundi qindra arrestime të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik në vitet e fundit, nuk ka vuajtur ende një sulm madhor.