Vetura e KFOR-it përfshihet në aksident trafiku (VIDEO)
Kronika
September 18, 2017 - 16:15
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një veture të forcave të KFOR-it dhe një veture me qytetarë, në hyrje të Hanit të Elezit tek vendi i quajtur “Uji i Tharbët”, njofton Klan Kosova.
Lajmin për aksidentin që ka ndodhur rreth orës 15:00, për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai ka treguar se në këtë aksident përpos dëmeve materiale, persona të lënduar nuk ka, derisa policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po bën matjet e nevojshme.
Siç shihet në një video të siguruar nga Klan Kosova, si pasojë e përplasjes automjeti i ushtarkëve të KFOR-it është rrokullisur në rrugë.
Përplasje mes dy automjeteve ka shkaktuar edhe tollovi në këtë aks rrugor.