Policia jep detaje për aksidentin fatal në Gjakovë
Kronika
July 27, 2017 - 12:17
Policia ka arrestuar dje një person të dyshuar pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, është aksidentuar me një veturë tjetër.
Si pasojë ngasësi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa i dyshuari dhe një pasagjer pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Qerim të Gjakovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari gjatë trajtimit mjekësor mbetet nën mbikëqyrje policore deri në vendimin e ardhshëm.