Kjo pije ul rrezikun nga kanceri i prostatës

Kjo pije ul rrezikun nga kanceri i prostatës

Jetë janar 21, 2019 - 09:48
Lexo detajet

Meshkujt që konsumojnë çdo ditë nga një gotë verë të kuqe ulin rrezikun të preken nga kanceri i prostatës për 12 për qind, por Chardonnay ka efekt të kundërt, zbulon një studim. Ekspertët thonë se meshkujt ulin rrezikun nga kanceri i prostatës edhe duke mos pirë duhan, edhe duke mos konsumuar tepër mish të kuq, përcjell "Zëri.info".

Vera e kuqe përmban 10 herë më shumë polifenol, një lloj i antioksiduesit, se sa vera e bardhë, gjë e cila konfirmon gjetjet sipas studiuesve. Konsumimi i verës së bardhë Chardonnay rrit rrezikun nga diabeti për 26 për qind, ka gjetur studimi.

LEXO EDHE: Këto vajra forcojnë zemrën

Disa antioksidues më herët janë lidhur me reduktimin nga rreziku i mbylljes së enëve të gjakut.

Kanceri i prostatës prek mbi 47.000 meshkuj çdo vit në Britani të Madhe. Gjetjet janë publikuar në revistën “Clinical Epidemiology”. /ZERI