Këto vajra forcojnë zemrën

Jetë January 21, 2019 - 09:44
Lexo detajet

Vaji i kokosit është i pasur me antioksidues dhe furnizon trupin me acid laurik, i cili ka veti antimikrobial, përcjell "Zëri.info"

Studimi i kryer nga disa dietologë ka ardhur në përfundim se vajrat falë acideve yndyrore esenciale dhe antioksiduesve, ruajnë shëndetin e zemrës dhe kanë aktivitet kundër kancerit. Më të preferuara janë ato vajra me nivel të ulët të yndyrave të ngopura dhe nivele të larta të yndyrave të shëndetshme, shkruan revista “Women’s Health”.

Vaji prej avokados

Ky lloj vaji qetëson irritimet dhe promovon rigjenerimin e lëkurës. Është i pasur me betakaroten, lecitinë dhe vitaminë E, që e bën atë një bazë të mirë për përgatitjen e formulimeve për rigjenerimin e lëkurës, veçanërisht plagëve. Vaji i avokados është i pasur me yndyra të shëndetshme që ruajnë shëndetin e zemrës.

Vaji i arrave

Ky vaj është i ngjashëm me vajin e peshkut si burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6 që mbrojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe stresit. Vaji nga arrat është i pasur me acid alfalinolenik, i cili bllokon qelizat yndyrore dhe ndihmon rregullimin e sistemin imunitar dhe atij nervor.

Vaj kokosi

Ky vaj është i pasur me antioksidues dhe furnizon trupin me acid laurik, i cili ka veti antimikrobial. Studimet kanë konfirmuar se ndihmon në rregullimin e kolesterinës, përmirëson tretjen dhe ul depozitat yndyrore në stomak./ZERI

Image