Për herë të parë, “Trepça” kalon në menaxhimin e pavarur të pagave

Për herë të parë, “Trepça” kalon në menaxhimin e pavarur të pagave

Ekonomia February 05, 2025 - 19:53

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se nga ky muaj ka kaluar në menaxhimin e pavarur të pagave.

Sipas tyre, ky është një hap i rëndësishëm për modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve të “Trepçës”, shkruan Zeri.info.

“Për herë të parë, menaxhimi i pagave kryhet 100% nga Trepça, duke përdorur një program të ri të avancuar. Trepça tani ka pronësinë e plotë të programit, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe kontroll të plotë mbi procesin”, thuhet në njoftim. /Zëri