Bankat në Kosovë, me fitime rekorde gjatë vitit 2024
Foto: Laura Hasani

Bankat në Kosovë, me fitime rekorde gjatë vitit 2024

Ekonomia March 11, 2025 - 13:39

Të hyrat vjetore dhe fitimet e bankave komerciale në Kosovë kanë shënuar rekord në vitin 2024.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përderisa fitimi neto ka qenë më i larti, përkatësisht 182.1 milionë euro.

Të hyrat e bankave janë siguruar nga kamatat në kredi, si dhe nga shërbimet bankare.

Gjatë vitit 2024 norma mesatare e interesit ka shkuar në 5.9 për qind, përderisa norma mesatare e interesit në depozita 3.4 për qind.

Në vendin tonë operojnë 11 banka komerciale.

Nga ato tetë kanë kapital të huaj, derisa tri janë vendore.

Sistemi bankar i Kosovës i ka rreth 4 mijë 150 të punësuar.