
Fillojnë punimet në rrugën “Xhorxh Bush”, mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës
Mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, punimet të cilat nisën të hënën.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit, do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se ky është ndër projektet më të mëdha në Prishtinë.

“Sot po e fillojmë ndër projektet më të mëdha në kryeqytet, transformimi i sheshit ‘Xhorxh Bush’ dhe pjesa te Biblioteka Kombëtare.“Punimet do të bëhen në tri faza për arsye që mos t’i bllokojmë zonat dhe njerëzit për të punuar. Numri i ditëve të punës parashihet të jetë 240 ditë pune, projekti është 18 milionë euro”, u shpreh Rama.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit, do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush” Komunës së Prishtinës do t’i kushtojë 18,4 milionë euro. /eo