Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomia November 23, 2024 - 23:53

Një pjesë e konsiderueshme e lokaleve të gastronomisë nuk po kontrollohen në kryeqytet. E këtë, Ministria e Shëndetësisë e ka arsyetuar me numrin e vogël të inspektorëve sanitarë.

Parashihet që vetëm brenda muajit, një biznes të kontrollohet disa herë.

Megjithatë, në kryeqytet kjo nuk po ndodhë, veçanërisht në javët sa ishte e ndaluar të përdorej uji për pije e gatim që vjen nga Badoci.

”Kemi inspektorë, ndonjëherë më rrallë ndonjëherë më shpesh. Vitin e kaluar goxha shpesh kemi pasur e këtë vit jo, 4-5 herë në total. Prej kur u bë lajmi me mospërdorimin e ujit të Badovcit, jo”, ka thënë një pronar biznesi.

”Ka 4 muaj qëkur s’na ka kontrolluar askush, as për ujë as ushqim”, ka thënë një pronar biznesi.

”Ka kohë që e kemi mbyll kuzhinën dhe nuk po shërbejmë ushqim. Sa e kemi pas hapur ka pas kontrolla se zakonisht për kuzhinë bëhet, por prej që e kemi mbyll nuk ka ardhur. Ndoshta edhe kanë qenë por s’kam qenë në lokal se si nuk shërbehet ushqim, s’është se merren me këto kontrolla”, ka thënë një pronar tjetër biznesi.

Pavarësisht misionit, se numri i inspektorëve sanitar nuk po arrin të mbulojë nevojat e ka thënë edhe Ministria e Shëndetësisë.

“Inspektorati Sanitar ka numrin prej 49 inspektorëve, mirëpo në raport me numrin e subjekteve qe i inspektojmë, ky numër është i vogël.  Bazuar në vlerësimin e rrezikut dhe detyrave me prioritet të lartë, IS përgatit planin e kontrolleve zyrtare, duke shqyrtuar me prioritet të larte; Ankesat konsumatorëve  Rastete ad hoc, Rastet e jashtëzakonshme dhe kërkesat e subjektet e rëndësisë së veçantë. Detyrë e Inspektoratit është mbrojtja dhe ruajtja e shëndetit publik, rritja e sigurisë së ushqimit, zbatimi i legjislacionit për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit për konsumatorët, si dhe mbikëqyrja e eksportit të produkteve vendore në vendet e Bashkimit Evropian. Shumica e inspektimeve realizohen në kryeqytet, fillimisht në sektorin e gastronomisë dhe në të gjitha institucionet publike të tjera. Bazuar në kontrollimet e kryera gjatë këtij viti, ka pasur një numër të vogël të rasteve të dyshimta të helmimeve. Gjithashtu, janë realizuar inspektime në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit dhe në sektorë të tjerë”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Shëndetësisë

Ndonëse numri i vogël i inspektorëve mbetet arsyeja, inspektorët sanitarë janë në numër më të madh sesa inspektorët e AUV-it.

E nga kjo e fundit, thonë se përgjegjësinë mbi gastronominë, e kanë inspektorët sanitarë.

”Numri është i pamjaftueshëm për të mbuluar nevojat  që kërkohen. Planet navionale po i bëjmë në atë formë që të kemi kapacitet. Të kishim inspektorë më shumë do mund të mbulonim më shumë biznese që aktualisht e kemi të pamundur. Një regjion e mbuklojmë me një ose dy… Lokalet e gastronomisë janë duke u kontrolluar nga inspektorët sanitarë që janë pjesë e msh. Kanë numër më të madh, kanë mungesa po n krahasim me ta, janë mbi 40 e na 70 i kemi në tërësi. Kemi fusha shumë më komplekse.”, ka thënë Lamir Thaçi, zëdhënës në AUV.

Institucionet vazhdimisht janë ankuar për numër të vogël të stafit, përfshirë edhe Inspektoratin e Punës. /dukagjini