Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat
Foto: Laura Hasani

Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat

Ekonomia February 03, 2025 - 15:49

Punëtorët e sektorit privat të Kosovës, që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe komunale, kërkojnë rritje të pagave sikurse punëtorëve të sektorit publik, ku rritja e tyre u bë nga 55 euro.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka paralajmëruar se të martën udhëheqja e ngushtë e Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, në orën 14:00, në selinë e Sindikatës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të specifikohet koha dhe masat e veprimit për realizimin e kësaj rritjeje që Qeveria e Kosovës e bëri nga ky muaj për sektorin publik.

Ndryshe, ekzekutivi vitin e kaluar kishte vendosur që nga janari i këtij viti të rrisë pagat për punonjësit e sektorit publik për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro.