Dy muaj pa paga: Minatorët nuk kthehen në punë, takimi me Sindikatën pa rezultat
Ekonomia
July 31, 2024 - 09:03
Që nga ora 07:00 e mëngjesit minatorët e “Trepçës” kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.
Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.
I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i Minierës së Stan Tërgut, i cili u mundua t’i bindë minatorët të kthehen në vendet e punës, por që kjo u kundërshtua.
Ata fillimisht kërkuan që në këtë takim të vijë Bordi i “Trepçës”, në të kundërtën nuk do t’i kthehen vendit të punës. /Eo