AUV-i rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili
Foto: Laura Hasani

AUV-i rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili

Ekonomia July 21, 2024 - 17:28

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë, ka bërë të ditur të dielën se ka rritur nivelin e kontrollit për ngarkesat m

AUV-i ka thënë se ka pranuar paralajmërim prej Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij.

Sipas një postimi në Facebook, Agjencia ka thënë se, në bashkëpunim me organet e sigurisë dhe me Doganën e Kosovës, do të sigurohet për të kryer një kontroll të detajuar të secilës ngarkesë.

Në listën e produkteve që duhet kontrolluar janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë.

Agjencia ka thënë se sëmundja Newcastle nuk është shqetësuese për shëndetin publik.

Sipas Doganës së Kosovës, produktet ushqimore që importohen më së shumti janë mishi dhe produktet e tij, peshku dhe produktet e tij, mjalti, vezët si dhe produktet e qumështit.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë për vitin 2023, vlerëson se Kosova është ‘deri diku’ e përgatitur për sigurinë e ushqimit.

Sipas këtij raporti, Kosova ka avancuar në fushën e kontrollit të ushqimit si dhe në krijimin e bazës ligjore, por resurset vazhdojnë të mbeten të pakta.

Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUV, i ka thënë javë më parë Rel-it se numri i vogël i inspektorëve mbetet sfidë për këtë institucion dhe se kjo ndikon edhe në numrin e inspektimeve.

“Aktualisht, në kuadër të AUV-së, janë 74 inspektorë ku përfshihen inspektorët e brendshëm dhe kufitarë. Numri i inspektorëve në raport me numrin e subjekteve, të cilat merren me produktet ushqimore është tepër i vogël. Nevojat janë, së paku edhe për 50 inspektorë”, pati thënë ai. /REL