Komisioni për Integrime Evropiane miraton Projektligjin për kriptoasetet

Komisioni për Integrime Evropiane miraton Projektligjin për kriptoasetet

Ekonomia July 17, 2024 - 11:15

Komisioni për Integrime Evropiane miratoi të mërkurën Projektligjin për kriptoasetet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LVV-së Driton Hyseni tha së është iniciativë e Kuvendit që kjo fushë të ketë mundësi rregullimi sa kanë arritur deri sot.

“Ta kemi një ligj që trajton sidomos sferën e kriptoaseteve është synuar maksimalisht që të gjitha direktivat e BE-së, që parashihen të futem këtë vit. Përveç projektligjit bazik që është në procedim parlamentar, ne kemi paraparë një sërë aktesh të tjera nënligjore e përgjegjësia më e madhe i takon Bankës Botërore. Rol të rëndësishëm do të ketë dhe Njësia e Inteligjencës Financiare, ne me këtë ligj arrijmë të japim një drejtim, ku mund të operohet shëndetshëm në kriptoasetet”, tha Hyseni.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, tha se projektligji u miratua me gjashtë vota për. /EO