Kurti: 100 milionë euro për investimet e mërgatës
Foto:Laura Hasani

Kurti: 100 milionë euro për investimet e mërgatës

Ekonomia July 16, 2024 - 11:09

Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e lansimit të “Dritares për investime të diasporës” ka thënë se ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të reja të punës.

Kurti ka thënë se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitore aktive dhe se për ta po e hapin një dritare, e cila do t’i ketë 100 milionë euro.

Po ashtu ai ka thënë se Kosova është vend shumë i mirë për të punuar dhe investuar, duke shtuar që shumë nga mërgata po kthehen në Kosovë për të jetuar.

 

“Ky është një hap që edhe më tej dëshmon përkushtimin tonë. Në shkurt të vitit 2021 pata premtuar një qeverisje ndryshe, të pakorruptuar dhe të drejtë. Për realizimin e këtyre synimeve mërgatën tonë e kemi pasur kyçe. Ky ishte një produkt financiar nga shteti me anë të secilës mërgatës tonë i mundësohej të investojnë. Për një kohë shumë të shkurtër u investuar më shumë se 100 milionë euro. Ky ishte vetëm hapi i parë tani me 'Dritaren e Investimeve' është hapi i dytë për të dhënë mundësi për garantimin e investimeve të diasporës kur mërgatës tonë u mundëson që të hapen edhe në Kosovë. Investimet fillojnë nga tre milionë euro, ndërsa te dritarja parashihet të jenë investimet deri në 100 milionë euro që mundësojnë investimet e diasporës”, tha Kurti.

 

“Mërgata jonë do të sjellë aftësinë dhe njohurinë nga vendet qe jetojnë aktualisht. Kemi shumë raste kur bashkatdhetarë po kthehen për të punuar dhe investuar në Kosovë. Sepse vendi jonë ofron kushte të mira për te punuar dhe investuar. Një numër shumë i madh i banesave janë të zbrazëta për shkak se shumica janë blerje nga mërgata jonë. Do të thotë ka investime në patundshmërisë dhe kjo do të thotë që është dëshmi qe mërgata nuk keq dorë nga ëndrra për tu kthyer në Kosovë”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria do të garantojë kapital shtesë deri në 8 milionë euro, ndërsa FKGK-ja ka ofruar dy milionë.

Image

 

“Sot jam i nderuar që të jem para jush, është me të vërtetë kënaqësi për me marrë një hap të lansimit të një dritare të re është për të pasur investime këtu. Në shtetet ku jetojnë aktualisht kanë pasur histori kreditor por nuk kanë lëshuar kredi për të investuar në kredi. Mirëpo kur kanë ardhur këtu nuk kanë mundur të marrin kredi për shkak të historikut kreditor. Ideja është që të krijohet një instrument që të mundësojë garancinë e kredive, kjo gjë është e domosdoshme dhe një numër i madh i diasporës ka hasur në këto probleme dhe ka një numër të madh për të investuar për të rritur investimet. Kjo ka kulmuar në këtë që po shihni sot po pritet një draft për tu nënshkruar. Kemi dhënë zotimin që deri në 8 milionë kapital shtesë të investojmë. Dhe kjo shumë garanton deri në 100 mijë euro të investojnë mërgata në vendin e tyre. Bashkudhëtarët tanë të kenë mundësi më shumë për të investuar tek vendi i tyre. Anëtarët e mërgatës që kanë investuar para tre viteve po ti kthehet në muajin gusht ri investimi me qëllim që të ri startojmë me një investim të ri”, tha Murati, raporton EO-ja.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se me ky program do të ndikojë në ekonominë e Kosovës.

“Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora mund ta paraqesin. E dimë që kur të vijnë mërgata për të investuar tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore. E dimë se si duket suksesi dhe hapja e kësaj platforme krijon vende punës përmes shkathtësive të reja dhe për të ngritur profilin e Kosovës. Më lejoni të iu inkurajoje për të zhvilluar këtë investim, për t’i nxitur tërhequr dhe treguar shkathtësie e tyre dhe për të investuar në Kosovë. Për të nxitur rritjen ekonomike të Kosovës dhe për të mundësuar një të ardhme të begatshme të Kosovës. Dua të shohim një ekonomi e cila iu mundëson një begati të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është mundësi dhe sfidë jemi këtu për të mbështetur shtetin e Kosovës për të përqafuar dhe për të kaluar këtë sfidë”, tha ai.

Image
Image
Image