Ekzekutivi i thotë “Po” shpronësimeve shtesë për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan
Ekonomia
April 02, 2024 - 15:57
Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar disa pika në mbledhjen e mbajtur sot.
Një ndër to ishte edhe pika për shqyrtimin e propozimit për shpronësimet shtesë për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.
“Miratohet propozimi për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, u tha në mbledhje.