“Si u katandisëm kështu?”, Hoti kritikon Qeverinë për mos zhvillim ekonomik

“Si u katandisëm kështu?”, Hoti kritikon Qeverinë për mos zhvillim ekonomik

Ekonomia March 26, 2023 - 11:25

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë për moszhvillim ekonomik, duke theksuar se energjia është rritur për 15 për qind.

Hoti ka thënë se nuk as një ngjarje ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt ti ri, duke shtuar pyetjen se “si u katandisëm kështu?”, raporton Zeri.info.

Ndër të tjera ai thotë se këtë gjendje e vështirëson më shumë edhe fakti që nga java tjetër Banka Qendrore do të mbetet pa guvernator.

“- Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.

- Nga prilli rritet energjia me 15%.

- Çmimet e konsumit mbesin të larta.

- Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.

- Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.

- Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri