AUVK-u kthehet nën kuadrin e MBPZHR-së

AUVK-u kthehet nën kuadrin e MBPZHR-së

Ekonomia September 27, 2022 - 15:58

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUVK) pas më shumë se një dekade, si autoriteti më i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve kthehet nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi një takim me zv. Kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu, ku u njoh nga afër me funksionimin e kësaj Agjencie, raporton Zeri.info.

“Roli i kësaj Agjencie është krucial në adresimin dhe ekzekutimin e politikave që i shërbejnë sigurisë ushqimore andaj do i kushtohet rëndësi e veçantë ngritjes së kapaciteteve njerëzore e laboratorike me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve tanë nga rreziqet që vijnë nga sëmundjet që barten përmes mungesës së kontrollit fitosanitar të cilësisë, ushqimet e pa-kontrolluara e të ngjashme. Kryeministri Albin Kurti, përmes kthimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës tek Ministria e Bujqësisë, konfirmoi orientimin e kësaj Qeverie që secila Agjenci e secili Institucion të jenë funksional dhe t’i kontribuojnë fushës për të cilën janë të mandatuara”, ka thënë Ministri Peci

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, për çdo ankese rreth sektorit të bujqësisë, Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë 0 800 38 000 dhe email adresën [email protected] , ku do të pranohen ankesat dhe do mund të merrni informacionet e nevojshme për çdo pyetje tuajën. /Zëri

Image

Image