Lirohen nafta e benzina, publikohet tavani i çmimeve për 24 orët e ardhshme
Foto: Ilustrim

Lirohen nafta e benzina, publikohet tavani i çmimeve për 24 orët e ardhshme

Ekonomia July 22, 2022 - 08:53

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 58 centë, derisa i gazit 78 centë.

Krahasuar me çmimet e djeshme, nafta dhe benzina janë liruar për nga dy centë, ndërsa gazi për 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë valide për 24 orë. /express