“Termokosi” do të bëj matjet teknike dhe analizimin e gjendjes së radiatorëve në “Bregun e Diellit”

“Termokosi” do të bëj matjet teknike dhe analizimin e gjendjes së radiatorëve në “Bregun e Diellit”

Ekonomia May 13, 2022 - 16:01

Ngrohtorja “Termokosi” ka bërë të ditur se nga e hëna e 16 majit, ekipet e saj hulumtuese do të fillojnë matjet teknik dhe analizimin e gjendjes së radiatorëve në lagjen “Bregu i Diellit”.

“Termokosi” përmes një njoftimi, ka ftuar banorët e kësaj lagje për bashkëpunim, në mënyrë që projekti të ketë të dhëna sa më koncize dhe implementim sa më të shpejtë, raporton Zeri.info.

“Nga e hëna e ardhshme, respektivisht 16 maj, ekipet hulumtuese, me uniforma, të autorizuar nga Komuna e Prishtinës,“Termokosi”  dhe MFK, do të vijnë tek banesat tuaja për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radiatorëve në tërë “Bregun e diellit”.

Ju lusim të bashkëpunoni, ashtu që projekti të ketë të dhëna sa më koncize dhe implementim sa më të shpejtë. Shpërndajeni këtë post dhe lajmëroni të gjithë, që jetojnë në rrugën “Elez Geci” dhe “Qazim Bobaj” hyrjet me numër prej 1 deri 8”, thuhet në njoftim.

“Termokosi” më tej ka njoftuar se së shpejti kjo procedurë do të bëhet edhe në lagje të tjera të kryeqytetit. /Zëri