PSD: Grevat e sindikatave të arsimit e KEDS-it, legjitime dhe të arsyeshme

PSD: Grevat e sindikatave të arsimit e KEDS-it, legjitime dhe të arsyeshme

Ekonomia May 13, 2022 - 15:47

Partia Socialdemokrate, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se grevat e sindikatave të arsimit dhe të KEDS-it janë të arsyeshme, pasi kërkesat e tyre janë legjitime e të arsyeshme.

“Në saje të papërgjegjësisë institucionale tash e dy ditë kemi greva të sindikatave, asaj të arsimit dhe të KEDS-it. Kërkesat e tyre, pos legjitime, janë të arsyeshme dhe të realizueshme; nga 100 euro rritje për çdo punëtor, kalimi i Ligjit të Pagave dhe zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Këto kërkesa po hasin në rezistencë; pritej që qeveria Kurti, si e majtë, natyrshëm t’i ketë aleate sindikatat. Çka sollën në fakt është një rend i ri veprimi, ku dialogu social shkatërrohet e sindikatat natyrshëm armiqësohen. Kështu vepruan kur kaluan ligjin për pagën minimale pa konsultim me kërkesat e sindikatave dhe organizatave të tjera civile; si pak qeveri në botë”.

Në njoftim thuhet se kërkesat e tyre po hasin në rezistencë

“Këto kërkesa po hasin në rezistencë; pritej që qeveria Kurti, si e majtë, natyrshëm t’i ketë aleat sindikatat. Çka sollën në fakt është një rend i ri veprimi, ku dialogu social shkatërrohet e sindikatat natyrshëm armiqësohen. Kështu vepruan kur kaluan ligjin për pagën minimale pa konsultim me kërkesat e sindikatave dhe organizatave të tjera civile; si pak qeveri në botë”, thuhet në njoftimin e PSD-së. /Zëri