ZRRE-ja shtyn afatin për komentim rreth shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja shtyn afatin për komentim rreth shtrenjtimit të rrymës

Ekonomia January 26, 2022 - 19:03

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se e ka shtyrë afatin për dhënie të komenteve në raportin e publikuar për konsultim publik për sa i përket çështjes së shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrik

Këtë vendim, ZRRE-ja thotë se e ka marrë duke pas parasysh interesimin e palëve për të ofruar komente.

Afati i ri për dërgim të komenteve nga palët e interesuara është data 31 janar 2022 deri në ora 16:00, derisa afati i kaluar ishte deri më datën 28 janar 2022, në ora 18:00.

Veç këtij raporti, ZRRE-ja ka njoftuar se është shtyrë afati edhe për raportin “mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)”.

Palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën [email protected]. /Zëri