Komuniteti i biznesit takon të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi,  Miroslav Lajçak

Komuniteti i biznesit takon të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Ekonomia September 17, 2021 - 15:05

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me përfaqësues nga komuniteti i biznesit ka pritur sot në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për zgjidhje praktike të problemeve, të cilat po e ngadalësojnë këtë proces.

Përfaqësues nga komuniteti i biznesit gjatë takimit adresuan të gjitha barrierat jotarifore për produktet kosovare, të vendosura nga Serbia.

I dërguari special i BE-së Lajçaku dhe përfaqësues të komunitetit biznesor të Kosovës, në takimin e parë mes tyre, mes të tjerash, diskutuan dhe u dakorduan për rëndësinë që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi ka në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe rajonit. /Zëri