Kompania Eurokoha pjesëmarrëse në panairin “Expo Group-Kosova 2024”

Kompania Eurokoha pjesëmarrëse në panairin “Expo Group-Kosova 2024”

Ekonomia May 16, 2024 - 18:58

Sot në Prishtinë është hapur Panairi Kombëtar i Biznesit “Expo Group – Kosova 2024”, në të cilin po marrin pjesë rreth 100 biznese vendore dhe të huaja.

Në këtë panair po merr pjesë edhe kompania vendore “Eurokoha, transmeton Zeri.info.

“Kompania Eurokoha po merr pjesë në Panairin Kombëtar të Biznesit “Pan Expo Group – Kosova 2024”, i cili është hapur sot në Prishtinë. Në këtë panair Eurokoha po përfaqësohet në mesin e 100 bizneseve nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Eurokohës në Facebook.

Ky është një ndër të paktat panaire që bën bashkë biznese të mëdha e të vogla, të cilët do të kenë mundësinë e shkëmbimit të njohjeve dhe eksperiencave të tyre duke rritur kapacitetet e veprimtarisë dhe përmirësuar shërbimin për konsumatorin shqiptar.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i bizneseve nga Kosova, i shërbimeve dhe produkteve të tyre por edhe promovimi i Kosovës si destinacion për zhvillim të biznesit. /Zëri