Për tre muaj Qeveria shpenzoi 521 milionë euro

Për tre muaj Qeveria shpenzoi 521 milionë euro

Ekonomia June 04, 2021 - 19:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë në këtë tremujor ishin 523.6 milionë euro, ndërsa shpenzimet gjatë kësaj kohe ishin 521 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64.3% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM1 2021 ishin 521.0 milionë Euro, ndërsa shpenzimet në TM1 2020 ishin 400.3 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (32.6%); kontributet sociale dhe përfitimet (28.8%); konsumi i ndërmjetëm (11.5%); dhe formimi i kapitalit bruto (10.0%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së./Zëri