Nga KRU “Prishtina” thonë se janë duke e rregulluar dëmin që la pa ujë disa lagje të kryeqytetit

Nga KRU “Prishtina” thonë se janë duke e rregulluar dëmin që la pa ujë disa lagje të kryeqytetit

Ekonomia May 03, 2021 - 17:17

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët e rrugës “Muharrem Fejza” se janë duke e rregulluar prishjen që la pa ujë edhe “Lagjen e Spitalit” dhe “Matin 1”.

Kjo kompani thekson se janë duke e rregulluar prishjen që i takonte operatorit ekonomik të komunës së kryeqytetit.

“Si pasojë e pakujdesisë së kontraktuesit të KK Prishtinë, në rrugën ‘Muharrem Fejza’ qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi i ditës së sotme. Përderisa Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU ‘Prishtina’ dolën në terren për sanimin e dëmtimit, me ç’rast pritet të sanojnë shpejt. Pa ujë të pijshëm janë ‘Lagjja e Spitalit’ dhe ‘Mati 1’”, thuhet në njoftim. /Zëri