Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2021

Mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2021

Ekonomia April 01, 2021 - 11:01

Ministria e Financave njofton se më 08 prill 2021 do të mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand o të emetohen obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 25 milionë eurove.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi