Hapet Java e Prodhimeve Vendore

Hapet Java e Prodhimeve Vendore

Ekonomia February 12, 2021 - 21:40

Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Kompania “Elkos Grup” kanë mbajtur Javën e Prodhimeve Vendore.

Në këtë ngjarje u vlerësua rëndësia e madhe që kanë produktet kosovare në tregun vendor.

Agim Shahini nga AKB-ja vlerësoi se misioni i tyre është që konsumatorët si zgjedhje të parë ta kenë produktin vendor.

Ai theksoi se qeveria ka dështuar t’i plotësojë edhe kërkesat e tyre për zhvillim ekonomik, ku deri më tani janë arritur vetëm katër nga 14 sa kishin.

Ndërsa, Ramiz Kelmendi nga kompania “Elkos Group” tha se në marketin e tij posedon mbi 10 mijë artikuj të prodhuesve nga vendi./Klankosova