Dogana e Kosovës: Të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milionë euro

Dogana e Kosovës: Të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milionë euro

Ekonomia February 02, 2021 - 14:29

Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 për mbi 9%.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishin grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milionë euro apo 9.3% më shumë.

“Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe ky kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”, thuhet në komunikatën e Doganës./Zëri

Image