Kuvendi dështon ta votojë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Kuvendi dështon ta votojë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Ekonomia September 17, 2020 - 11:51

Kuvendi i Kosovës ka hedhur në votim projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike - COVID-19.

Nga 92 deputetë prezentë, vetëm 41 prej tyre morën pjesë në votim, raporton “Zeri.info”.

Ky projektligj kishte dështuar të votohej edhe në seancën e fundit të sesionit pranveror. Ndër pikat kryesore të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ishte edhe mundësia e tërheqjes së 10-përqindëshit të vlerës së Trustit Pensional. /Zëri