Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Klubi i Prodhuesve të Kosovës mirëpret vendimin për uljen e normës së akcizës për lëngjet

Klubi i Prodhuesve të Kosovës mirëpret vendimin për uljen e normës së akcizës për lëngjet

Ekonomia July 09, 2020 - 16:16

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe vendimi për uljen e normës së akcizës për lëngjet.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka përkrahur këtë vendim, që sipas këtij klubi ndikon në fuqizimin e prodhuesve vendor.

“Ky vendim ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendor, e në veçanti të sektorit të lëngjeve. Është një ndihmesë shumë e madhe, sidomos pas situatës së krijuar në sektorin e prodhimit pas pandemisë COVID19”, thuhet në njoftimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Klubit të Prodhuesve, Ministria e Financave ka propozuar që lëngjet e caktuara, subjekt i shifrës 2202, të cilat kanë normë të akcizës në vlerë prej 0.045 euro (katër cent e gjysmë) një litër, kjo normë e akcizës ulet në 0.005 euro (gjysmë centi) për një litër. Ky propozim vendim i votuar sot nga Qeveria, hyn në fuqi në momentin kur njoftohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Zëri.info