Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Ministria e Financave merr vendim për moskompensim të 10-përqindëshit nga Trusti

Ministria e Financave merr vendim për moskompensim të 10-përqindëshit nga Trusti

Ekonomia July 06, 2020 - 12:53

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka konfirmuar se Ministria e Financave ka marrë vendim për moskompensimin e tërheqjes së 10-përqindëshit nga Trusti Pensional.

Sipas Krasniqit, MF-ja e ka paraparë se ky vendim është më i drejtë si shkak i mjeteve në diferencë të qytetarëve.

“Ministria e Financave ka marrë vendim që të mos kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. Kjo pasi e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve. Kemi qytetarë që kanë vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro. Atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi për “Ekonominë Online”.