Këshilltarja e Haradinajt për dy muaj shpenzoi mbi 2 mijë euro për bileta të aeroplanit

Këshilltarja e Haradinajt për dy muaj shpenzoi mbi 2 mijë euro për bileta të aeroplanit

Ekonomia November 21, 2019 - 22:10
Lexoni detajet!

Albena Reshitaj, këshilltarja e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj prej që ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ka marr postin e këshilltares ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për bileta të udhëtimit.

LEXO EDHE: Kaq para ka shpenzuar Enver Hoxhaj për bileta, mëditje dhe akomodim

Bëhet fjalë për një periudhë kohore prej 2 muajsh.

Në dokumentet publike të shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, Reshitaj për këtë periudhë kohore gjithsej ka shpenzuar 6 mijë e 642.82 euro.

Ndonëse për këtë periudhë të shkurtër në pozitën e këshilltares, Reshitaj mëditje kishte marr 1 mijë e 883.40, për akomodim 1,741.14 dhe shpenzime tjera 305.19 euro, thuhet në dokumentet e shpenzimeve.

Albena Reshitaj kishte aderuar në AAK në korrik të vitit 2019. Kjo ishte bërë e ditur përmes një konference për media nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Reshitaj para se të bëhej pjesë e AAK-së, mbante pozitën e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të nënkryetares së Aleancës Kosova e Re (AKR).

Ndërsa gjithsej kabineti i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj që përbëhet nga 41 zyrtarë, kanë harxhuar gjysmë milion euro, vetëm për dreka dhe darka.

Kjo shumë është shpenzuar për afro dy vjet: nga shtatori i 2017-ës deri në gusht të 2019-ës. /Insajderi