Pamje e rrallë e komandantit Adem Jashari, në një odë me muzikë patriotike!

Pamje e rrallë e komandantit Adem Jashari, në një odë me muzikë patriotike!

Dosier mars 06, 2019 - 09:08
Mëso detajet!

Një fotografi e rrallë është publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ku shihet komandanti legjendar, Adem Jashari në një odë të Drenicës duke dëgjuar muzike me sharkia.

Përpos komandantit, i pranishëm në odën e Prekazit shihej edhe presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

“Prekazi, është vet historia e luftës dhe e sakrificës për Liri. Vendi i kthesave më të mëdha historike”, ka shkruar deputetja Deliu.

Ajo shpjegoi se kjo fotografi është realizuar në odën e Dan Lubovecit në Drenicë. Përpos komandantit dhe Thaçit, aty janë të pranishëm edhe vëllezërit Bashkim e Ilir Jashari bashkë me Rexhë e Skënder Jasharin që ishin të njohur për këngë rapsodike. 

Ndryshe, sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së ku vazhdojnë homazhet në Prekaz si dhe mbahet një seancë dhe akademi për nder të kësaj date historike për vendin. Image