Pamje lufte: Momentet kur serbët plaçkitnin dhe digjnin shtëpitë e kosovarëve

Dosier June 06, 2018 - 12:23
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Përveç që na kanë masakruar femijë, gra e pleq, kriminelët serb edhe kanë plaçkitur në Kosovë.  Kjo video është dëshmia më e mirë dhe ku bota e civilizuar është tronditur nga këto pamje. Pamje këto që pastaj tronditën Serbinë, pasi shfaqej fytyrën e vërtetë e pushtuesve serbë

Gjatë luftimeve të vitit 1999, para bombardimeve të NATO-s, botën e përshkoi një video. Në të shfaqet një fshat i braktisur (Mihaliqi i Vushtrrisë) dhunshëm nga banorët shqiptarë, pasi ishte bombarduar nga forcat militare serbe.

Në xhirim pastaj, nga distanca, kapen forcat serbe duke plaçkitur dhe djegur fshatin. Në mesin e ushtarëve e policëve serbë, kishte edhe serbë në uniforma civile.
Ndaj kësaj videoje kishte reaguar makineria propaganduese e Sllobodan Milosheviçq, sepse në të shiheshin të gjitha fytyrat e këtij regjimit fashist antishqiptar: një regjim, shkruna Bota Sot, që vret, spastron etnikisht, shkatërron, djeg, vjedh…