Kështu dukeshin para 20 vjetësh shtëpitë e shkatërruara të Jasharajve

Kështu dukeshin para 20 vjetësh shtëpitë e shkatërruara të Jasharajve

Dosier mars 04, 2018 - 20:28

Nesër bëhen 20 vjet nga fillimi i sulmit mbi Familjen Jashari në Prekaz. Me 5 mars 1998, forcat policiore dhe ushtarake serbe sulmuan Prekazin me crast ranë më shumë se 50 anëtarë të Familjes Jashari. Por rënia e komandantit Legjendar, Hamzës dhe të tjerëve nuk e ndali luftën për liri.

Përkundrazi aty morri hov organizimi për luftë dhe që kulmoi me lirinë e Kosovës.

Serbët sulmuan familjen Jashari, vranë, dogjën dhe shkatërruan gjithcka por jo edhe dëshirën për liri.


Ajnishahe Shala-Halimi që ishte cicerone në Kullën e Jasharajve, ka publikuar në llogarinë e saj në facebook fotografi të vitit 1999 që dëshmojnë se si ishin shkatërruar kullat legjendë, shkruan Magazina.al

“Evokim kujtimesh nga koha sa isha cicerone ne Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz (1999-2000)…
Gjendja e shtëpive, menjëherë pas Lufte”, ka shkruar Shala-Halimi.