Armiq të betuar? Ndodhin edhe kështu aktesh kalorësiake
Ata mendohej se ishin armiq të betuar, që luftonin në anët e kundërta në ditët më të errëta të Luftës së Parë Botërore.
Por kjo foto e jashtëzakonshme tregon një akt kalorësiak të një prej pilotëve më të mirë gjermanë.
Ai pozon në krah të një piloti britanik, të cilin sapo e ka rrëzuar nga qielli në fushëbetejat e Somesë.
Jo vetëm kaq, por gjermani Oswald Boelcke- që vlerësohet si një prej themeluesve të flotës ajrore gjermane- e ftoi më pas rivalin britanik Robert Wilson për një filxhan kafe.
Fotoja bardh e zi është publikuar 100 vjet më pas.
Kapiteni Wilson po fluturonte mbi veriun e Francës kur u qëllua nga Boelcke.
Britaniku e përplasi avionin e tij dhe arriti të dalë pa u dëmtuar rëndë.
Boelcke, aviatori legjendar gjerman, që ka stërvitur Baronin e Kuq, Manfred von Richthofen, e kishte gjurmuar.
Por në vend që ta kapte peng, ai i shtrëngoi dorën, e ftoi për kafe e madje edhe i bëri një tur nëpër aerodromin e tij.
Ky ishte avioni i 20-të që rrëzonte gjermani.