“SNS e Vuçiqit s’ka kë ta kandidojë” Lista Studentore: E kemi kandidatin për President, ende s’e bëjmë publik emrin

“SNS e Vuçiqit s’ka kë ta kandidojë” Lista Studentore: E kemi kandidatin për President, ende s’e bëjmë publik emrin

Bota November 21, 2026 - 11:18

Kryetari i grupit parlamentar të Listës Studentore në Kuvendin e Serbisë, Jovo Bakiq, ka deklaruar se kjo listë ka një kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Ne kemi një kandidat, por ende nuk do ta bëjmë publik emrin e tij”, ka thënë Bakiq për gazetën Nova, kur është pyetur lidhur me paralajmërimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksandar Çupiq, se zgjedhjet presidenciale do të shpallen në ditët në vijim.

I pyetur se pse mendon që Partia Përparimtare Serbe (SNS) do të heqë dorë nga gara presidenciale, Bakiq ka thënë se, sipas tij, kjo parti nuk ka kë ta propozojë dhe se është e vetëdijshme që kandidati i saj do të kalonte shumë më keq sesa lista e tyre në zgjedhjet parlamentare.

“Kjo padyshim do të ndikonte në përshpejtimin e procesit të dobësimit dhe shpërbërjes së tyre, gjë që, në një mënyrë apo tjetër, herët a vonë, gjithsesi do të ndodhë”, ka deklaruar Bakiq.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se është përgatitur për postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe se vazhdon të përgatitet për këtë detyrë. Megjithatë, ka theksuar se kjo nuk do të thotë se domosdoshmërish do të emërohet ministër, pasi, sipas tij, ka edhe persona të tjerë shumë të aftë që mund ta ushtrojnë këtë funksion.

“Disa prej tyre, për nga afërsia profesionale me këtë sektor, janë edhe më të përshtatshëm se unë. Gjithçka varet nga vendimet që do të marrin mandatarI dhe kolegët deputetë, në konsultim me studentët. Kjo nuk do të thotë aspak se do të jem unë ministri”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetari nëse kjo nënkupton se nuk do të bëhet ministër i Punëve të Brendshme, Bakiq është përgjigjur në mënyrë pohuese: “Pikërisht kështu”.