Të dërguarit amerikanë thonë se bisedimet e ardhshme të paqes janë caktuar tashmë, japin detaje mbi takimin me Putinin

Të dërguarit amerikanë thonë se bisedimet e ardhshme të paqes janë caktuar tashmë, japin detaje mbi takimin me Putinin

Bota November 13, 2026 - 07:53

Të dërguarit e Donald Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, folën pas takimit me Volodymyr Zelenskyn në Dublin.

Kushner, dhëndri i Trump-it, e përshkroi bisedën me Zelenskyn si "shumë të mirë", duke shtuar se ajo shërbeu si një "përmbledhje e dobishme e ngjarjeve të tre ditëve të fundit".

Kushner dhe Witkoff mbërritën në Dublin direkt nga Moska, pas bisedimeve me Vladimir Putinin.

Siç kemi raportuar më herët, zhvillimi kryesor atje ishte dakordësia e Putinit që vendet evropiane të marrin pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes.

Para kësaj, të dërguarit amerikanë morën pjesë në bisedime trepalëshe paqeje në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kushner e cilësoi finalizimin e shkëmbimit të të burgosurve si një "arritje shumë të rëndësishme".

Ai foli gjithashtu për bisedën me Putinin, duke thënë se presidenti rus është "të paktën i gatshëm" "ta provojë" mundësinë që kombet evropiane t'u bashkohen bisedimeve të paqes.

"Njerëzit dëshirojnë që kjo luftë të marrë fund", shtoi Kushner, duke theksuar se "potenciali i Ukrainës është i jashtëzakonshëm".

"Po bëhet përparim i konsiderueshëm", shtoi Kushner, lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast se lufta përfundon.

Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë nënkupton saktësisht kjo.

E Steve Witkoff, i dërguari tjetër i Trump-it, shtoi: "Presidenti Trump është i vendosur të marrë drejtimin për t'i dhënë fund kësaj lufte".

Ai shtoi gjithashtu: "Kemi planifikuar një takim tjetër".