Eksperti i Sigurisë: Konflikti në Lindjen e Mesme po merr një dimension të ri
Profesori i asociuar i çështjeve të sigurisë, Xhavit Shala, deklaroi se zhvillimet e fundit tregojnë se konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re, me përfshirje gjithnjë e më të gjerë të aktorëve rajonalë.
Në një intervistë për emisionin “War Report” në ABC News, Shala u shpreh se Arabia Saudite po përfshihet gradualisht në konflikt edhe në aspektin ushtarak.
“Konflikti po merr një pamje tjetër në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite ka marrë pjesë direkt në sulme të armatosura dhe po përfshihet gradualisht në konflikt. Ka edhe një thirrje për ndërtimin e një koalicioni. Konflikti tashmë po del edhe jashtë kornizave të vendeve të Gjirit”, u shpreh Shala.
Sipas tij, zgjerimi i përfshirjes së vendeve të rajonit mund të ndikojë në dinamikën e konfliktit dhe të rrisë rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. /abcnews