Irani godet baza amerikane, lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Irani godet baza amerikane, lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Bota July 29, 2026 - 12:58

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar sërish, pasi Irani ka sulmuar objektiva amerikane dhe ka goditur tre cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, janë lëshuar raketa balistike ndaj objektivave ushtarake amerikane në Jordani. Autoritetet amerikane deklarojnë se të gjitha raketat janë interceptuar me sukses nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite zhvilluan sulme ajrore të përbashkëta ndaj pozicioneve të milicive pro-iraniane në Irak, duke rritur frikën për një zgjerim të konfliktit në rajon.

Përshkallëzimi i situatës ka tronditur edhe tregjet ndërkombëtare të energjisë. Në tregtinë aziatike, nafta amerikane u rrit me 4.11%, duke arritur në 82.52 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent u ngjit me 4.27%, në 87.68 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, shqetësimet janë shtuar edhe pas raportimeve për një shpërthim në një cisternë nafte në Detin e Kuq gjatë kalimit në pjesën jugore të rajonit, duke rritur pasigurinë për sigurinë e një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. /abcnews