NYT: Irani donte të qëllonte me raketë balistike portin ukrainas
Gazeta New York Times, duke cituar burime, ka raportuar se Irani ka konsideruar lëshimin e një rakete balistike për të sulmuar një port ukrainas.
Megjithatë, situata thuhet se është qetësuar nëpërmjet përpjekjeve diplomatike, të paktën për momentin.
“Irani ka konsideruar sulmin ndaj një porti detar në Ukrainë në përgjigje të një sulmi ukrainas ndaj një anijeje iraniane, por një valë diplomacie e ka qetësuar situatën për momentin, sipas zyrtarëve iranianë dhe perëndimorë”, u tha ndër të tjera.
Disa persona të njohur me vlerësimet e inteligjencës i thanë NYT-it se kishin pritur që Irani të lëshonte një raketë balistike të armatosur me një kokë të vogël luftarake drejt Ukrainës, si një paralajmërim simbolik që synonte të shkaktonte vetëm dëme të kufizuara.
Zyrtarë të tjerë thanë se objektivi i mundshëm do të kishte qenë një nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.
NYT-i vëren se çdo raketë e lëshuar nga Irani drejt Ukrainës do të përbënte një përshkallëzim të konfliktit dhe mund të shkaktonte një luftë më të gjerë.
Zyrtarët iranianë, duke folur për gazetën në kushte anonimiteti, thanë se shpresonin që përballja të përfundonte me një sulm hakmarrës nga Irani, ndërsa zyrtarët perëndimorë paralajmëruan se ishte e vështirë të parashikohej se si do të reagonte Ukraina.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të dorëzojë informacione mbi mbështetjen e Rusisë për Iranin në luftën e tij me SHBA-në.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia i ka furnizuar Iranit imazhe satelitore të bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.