Tërmetet në Venezuelë, më shumë se dy mijë e 500 viktima dhe 12 mijë të plagosur

Tërmetet në Venezuelë, më shumë se dy mijë e 500 viktima dhe 12 mijë të plagosur

Bota July 03, 2026 - 12:43

Numri i viktimave nga tërmetet binjake në Venezuelë ka arritur në 2.595, njoftoi presidentja në detyrë Delcy Rodríguez, ndërsa mbi 12.000 persona janë plagosur dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë më shumë se një javë pas katastrofës.

Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkatërruan qindra ndërtesa në Karakas dhe La Guaira, ndërsa autoritetet raportojnë rreth 800 ndërtesa të shembura.

Sipas një liste jozyrtare, rreth 38.500 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas vlerësimeve, dëmet ekonomike kalojnë 10 miliardë dollarë.

Ndërkohë, SHBA-ja ka dërguar mbi 900 pjesëtarë në ekipe kërkim-shpëtimi dhe ka premtuar 150 milionë dollarë ndihmë humanitare, ndërsa mbështetje kanë ofruar edhe disa vende të tjera nën koordinimin e OKB-së.

Sipas Reuters, SHBA-ja ka ndërmarrë një nga reagimet më të mëdha ndaj katastrofave në vite, duke vendosur katër ekipe kërkim-shpëtimi me më shumë se 900 personel në Venezuelë dhe rreth 800 të tjerë në qendrat e Karaibeve, Porto Riko dhe Kuraçao. Administrata Trump është zotuar gjithashtu të mobilizojë 150 milionë dollarë ndihmë humanitare.