Partia më e madhe në Zvicër nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum

Partia më e madhe në Zvicër nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum

Bota June 19, 2026 - 16:44

Edhe pse iniciativa “Jo 10 milionëve” u hodh poshtë nga votuesit, partia më e madhe në Zvicër paralajmëron se kufizimi i emigracionit mbetet një nga prioritetet e saj kryesore, transmeton albinfo.ch.

Humbja e iniciativës “Jo 10 milionëve” në referendumin e 14 qershorit nuk e ka zbehur synimin e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) për të kufizuar emigracionin.

Përfaqësues të partisë theksojnë se sfidat që lidhen me rritjen e popullsisë vazhdojnë të jenë në qendër të agjendës së tyre politike.

Edhe disa ekspertë ndajnë të njëjtin shqetësim. Ekonomisti Tobias Straumann vlerëson se Këshilli Federal duhet të paraqesë propozime konkrete për menaxhimin e emigracionit.

Sipas tij, është koha të shqyrtohen mënyra për të frenuar rritjen e popullsisë pa cenuar lëvizjen e lirë të personave. Ai rikujtoi se ide të propozuara më herët, si vendosja e një “takse mbi emigracionin”, duhet të rikthehen në diskutim. /albinfo.ch