BE: Nuk janë krijuar ende kushtet për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, ka deklaruar se ende nuk janë krijuar kushtet për bisedime mbi heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, pavarësisht marrëveshjes kornizë të shpallur së fundmi mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Duke folur për gazetarët përpara takimit të Këshillit Evropian, Kallas tha se Bashkimi Evropian do të vijojë të ndjekë zhvillimet dhe do të marrë vendime në përputhje me situatën.
“Kur kushtet ta lejojnë, sigurisht, shtetet anëtare do të diskutojnë heqjen e sanksioneve, por ende nuk e kemi arritur këtë”, u shpreh ajo, sipas Reuters.
Kallas theksoi gjithashtu se BE zbaton një sërë sanksionesh ndaj Iranit, përfshirë masa të lidhura me programin bërthamor dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
Sipas saj, çdo vendim për lehtësimin e masave do të varet nga përmbushja e kushteve të përcaktuara dhe zhvillimet në terren. /abcnews