Trumpi i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë
Bota
June 01, 2026 - 22:57
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë sot se përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje me Iranin janë duke vazhduar, duke i hedhur poshtë raportimet për ndaljen e bisedimeve.
“Bisedimet po vazhdojnë me ritëm të shpejtë me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi Trump, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Reagimi i tij vjen mes pasigurive lidhur me zhvillimin e bisedimeve të hënën.