Miliona myslimanë festojnë Kurban Bajramin në Mekë dhe në mbarë botën

Miliona myslimanë festojnë Kurban Bajramin në Mekë dhe në mbarë botën

Bota May 27, 2026 - 20:21

Miliona myslimanë në mbarë botën po kremtojnë festën e Kurban-Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam, e cila përkon me përfundimin e riteve kryesore të Haxhit në Mecca.

Qindra mijëra pelegrinë janë mbledhur në Mina dhe në malin Arafat, ku zhvillohen ritualet kryesore të pelegrinazhit islam.

Në Arabinë Saudite, besimtarët kryen faljet e Bajramit pranë Qabes në Xhaminë e Madhe, ndërsa në Mina, pelegrinët vazhduan ritualin simbolik të ?goditjes së djallit?. Autoritetet saudite kanë angazhuar mijëra forca sigurie dhe ekipe mjekësore për shkak të temperaturave të larta dhe fluksit të madh të pelegrinëve.

Në Jerusalem, mijëra besimtarë u mblodhën në kompleksin e Al-Aqsa Mosque për faljet e Kurban-Bajramit, ndërsa festa u shënua edhe në vende të tjera të rëndësishme të botës islame, përfshirë Turqinë, Indonesinë, Pakistanin, Egjiptin, me lutje kolektive, therje kurbanësh dhe shpërndarje ndihmash për familjet në nevojë.

Festa këtë vit po zhvillohet në një periudhë tensionesh në Lindjen e Mesme, por mesazhet kryesore të imamëve dhe liderëve fetarë janë përqendruar te paqja, solidariteti dhe ndihma ndaj të varfërve. Kurban-Bajrami përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar të birin në shenjë bindjeje ndaj Zotit.

Myslimanët në mbarë Bosnia and Herzegovina festuan Kurban-Bajramin me lutje, tubime familjare dhe zakone tradicionale që simbolizojnë sakrificën, solidaritetin dhe besimin.

Ceremonia qendrore e Bajramit dhe falja festive u mbajtën në Xhaminë e Gazi Husrev-beut ,e njohur edhe si Xhamia e Begut, e vendosur në zemër të qytetit të vjetër të Sarajevës.

Nërsa në Rijekë të Kroacisë, në Qendrën Islame, faljet dhe ceremonitë fetare u udhëhoqën nga Presidenti i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Kroaci, Aziz Efendi Hasanovi. E gjithë udhëheqësia shtetërore Kroate uroi besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit.

Festa e kurban bajramit është festë fetare që festohet nga myslimanët në mbarë botën, të cilët e përkujtojnë vullnetin e Ibrahimit për të sakrifikuar të birin e tij si një akt bindjeje ndaj Zotit por në vend të kësaj, me urdhër të Zotit e therri një dash.